Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon listën: 726 prona të ushtrisë iu kthyen pronarëve

Berisha publikon listën: 726 prona të ushtrisë iu kthyen

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar listën me pronat e ish-kompleksit Partizani të cilat i janë kthyer pronarëve.

Bëhet fjalë për 726 prona të ushtrisë të cilat i janë rikthyer pronarëve. Kryedemokrati iu përgjigj të gjithë atyre që deklaruan se qeveria mashtronte.

“Tani edhe një gjë meqë jemi këtu. Kjo është një listë me 626 prona të ushtrisë dhe pastaj nja 100 të tjera, 726, të cilat në vitin 2003 janë hequr nga plani i vendosjes dhe përhapjes së forcave të armatosura. Në këtë listë figurojnë të gjitha komplekset e klubit Partizani, se janë 3-4 ata, janë disa.

Për ata që përpiqen të mashtrojnë dhe thonë se u hoq me qëllim nga qeveria. Se qeveria nuk heq, qeveria propozon. E kam thënë që nuk ka asnjë propozim. Për të gjithë ata që mendojnë se kjo është prona e vetme e ushtrisë, mashtrojnë jo dhjetëra, por qindra e qindra herë.

Sepse jo kjo, por qindra e qindra prona të ushtrisë u janë kthyer pronarëve, aty ku ka pasur pronarë. Ose pastaj janë futur në proces privatizimi sipas ligjeve”, deklaroi Berisha.

Të fundit