Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon pamjet: Agasi lëvizte me eskortën e Ramës, u gjobit pasi parkoi pranë shtëpisë së tij në Surrel

Berisha publikon pamjet: Agasi lëvizte me eskortën e Ramës, u

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Ergys Agasit, duke deklaruar se ky i fundit udhëtonte si pjesë e eskortës zyrtare të kryeministrit.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha publikoi pamje e prova që tregojnë se automjetet e Agasit kanë qenë të përfshira në eskortën e Ramës.

Madje, ai deklaroi se një prej automjeteve është konstatuar i parkuar pranë banesës së kryeministrit në Surrel, ku sipas tij është vendosur edhe një gjobë administrative.

“Intim Agasi, kjo është eskorta e Edi Ramës, pas tij shkon Intim Agasi, ja kjo është Range Rover i Intim Agasit, brenda në eskortën e Edi Ramës. E merr me vete ai, e keni parasysh ju. Në eskortën e kryeministrit udhëton, i mbrojtur, i rrethuar, Intim Agasi.

Ja ku i keni targat 444. Janë dy makina të Intimit. Të dyja ishin në eskortë. Tjetër tani. Pak më sipër. Emri Agasi. Vazhdo më sipër. Shihni pak këtu gjobat. Vendi i gjobës së targës 444AA është atje ku duhet, ngjitur me shtëpinë e Edi Ramës. Ka lënë makinën aty dhe është futur me një mjet tjetër ose në këmbë.

Çfarë donte ky tek Elda Gas? Ka lënë makinën... Ka paguar 20 mijë lekë gjobë, kamatë nuk ka fare. Por është kapur peng në zonën e krimit. Po, po, ua kam thënë, Surreli është zonë krimi sepse çdo tullë është vendosur aty mbi vjedhje të pastër të qytetarëve shqiptarë. Çdo metër katrorë aty është e vjedhur”, deklaroi Berisha.

Berisha publikon pamjet: Agasi lëvizte me eskortën e Ramës, u Berisha publikon pamjet: Agasi lëvizte me eskortën e Ramës, u

 

Të fundit