Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha pyet Ballën: Sa para të pagoi Suel Çela për të liruar vrasësit e tij në Shkodër?

Berisha pyet Ballën: Sa para të pagoi Suel Çela për

Kryedemokrati Sali Berisha i ka drejtuar një pyetje Taulant Balla, ish ministrit të Brendshëm se sa para i dha Suel Çela për të liruar vrasësit e tij në Shkodër.

Berisha nga protestra te 'Rruga e Shpresës': Sot po lexoja se kanë arrestuar për shkelje të ligjit të moshës së martesës babanë e një djali të sapolindur, i martuar natyrisht para kohe me dashuri me bashkëshorten e tij.
Mendojeni miq, ai ka foshnjen në shtëpi dhe vetë në qeli.
Taulant Balla, i cili me Vath Stakën, të urdhëruar nga banda, liroi terroristët që i vendosën tritol qytetarit për ta hedhur në erë, kalon nga një ministër në një ministër tjetër.
Altin Dumani, i cili merr në pyetje Ymer Lalën për vrasje, i denoncuar për vrasje nga dëshmitari i drejtësisë, në 90 pyetje që i drejton, asnjë pyetje për vrasjen dhe ekzoneron, e amniston nga vrasja.
Miq, a mund të pyesim Taulant Ballën: sa para të pagoi Suel Çela që të urdhëroi për të liruar vrasësit e tij në Shkodër?
Sa para të paguan Bajrët për të liruar autorët e vrasjes së porositur?
A mund të pyesim Dumanin, sa para o mercenar, të pagoi Ymer Lala për të mos e pyetur për vrasjen dhe për të mbyllur çështjen e vrasjes?
Miq, këto janë vetëm dy pyetje, por si këta janë me dhjetëra, janë me qindra.
Janë në prokurori, janë në gjykata.
Janë në kryeministri.
Janë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës.

Të fundit