Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama bëri skandal në Këshillin e Europës, eurodeputeti i tha se, pse ke frikë nga hetimi

Berisha: Rama bëri skandal në Këshillin e Europës,

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar fjalimin që mbajt sot kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës.

Nga Vau i Dejës ku po zhvillon një takim me banorët e zonës, Berisha tha se Rama nuk i shmangu skandalet as në këtë asamble. Sipas tij, eurodeputeti i Rumanisë iu drejtua duke i thënë se pse ka frikë nga hetimi.

Berisha: Edi Rama në rrafshin kombëtar është një anti shqiptar i cili në 100 vite ka shok vetëm Enver Hoxhën në aspekte ç’njerëzore, kurse ai kishte nacional-komunizëm, ndërsa Edi Rama është shndërruar në një vasal tërësisht të Vuçiçit por edhe të atyre që u shërbejnë për pushtet dhe njëri prej tyre është presidenti i Turqisë, Erdogan.

Më thoni ju mua. Ishte sot në Këshillin e Europën dhe mbajti fjalimin. Iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha; ne jemi asamble parlamentare, nuk jemi prokurori këtu, prandaj tha se pse ke frikë ti nga hetimi. Në fakt ai e kishte për udhëheqjen politike të Kosovës.

Ju them një gjë, nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkaku kryesor janë qëndrimet e Edi Ramës dhe enturazhit të tij të cilët vraponin për të bllokuar gjykatën.

Dhe tani sot, përsëri bëri skandalin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe u ngrit tjetri e tha ke gabuar adresën, nuk jemi ne prokurori, por deputet. Ai i tha se ky ‘Ballkani i Hapur’ që ti e promovon këtu është kundër Kosovës, nuk e pranon Kosova. Pra, kudo që udhëton, udhëton si një anti shqiptar i mirëfilltë.

Të fundit