Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan

Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan

Kreu i demokratëve, Sali Berisha e ka cilësuar atentat të organizuar nga Edi Rama dhe Taulant Balla, atë që ndodhi me PD-në dy vite më parë.

Berisha u shpreh se të dy dështuan me atentatin ndaj tij dhe se beteja që opozita po bën lidhet me sovranitetin e vendit.

“Rreth dy vite më parë, Edi Rama dhe Taulant Balla organizuan atentat ndaj meje në mes të ditës. Dhe të garantoj tani që para tij, në korridoret e këtyre kriminelëve, flitej se janë orët e fundit të Sali Berishës. Unë vazhdova mitingun, pa asnjë plan B.

Harrojeni, përpjekja për t’i uzurpuar PD-së udhëheqjen, u përpoqën ç’është e vërteta, kjo nuk është sekret. Por dështuan dhe do dështojnë. Ky është realiteti. Kjo është betejë për sovranitetin e vendit. Nuk është një betejë dosido”, deklaroi Berisha.

Të fundit