Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama dhe Beqaj fshehën letrën për pajisjen ultramoderne të sterilizimit, SPAK nuk i arreston

Berisha: Rama dhe Beqaj fshehën letrën për pajisjen ultramoderne

Kreu i PD, Sali Berisha u ndal nga tubimi qytetar edhe te dëshmia e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i cili la për pak orë qelinë dhe u pyet sot në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë.

Sipas Berishën është zbuluar se drejtoria e përgjithshme e spitaleve i kishte dërguar një letër Ilir Beqajt dhe Edi Ramës, ku shkruhej se pajisja ultramoderne e sterilizimit e sjellë në vitin 2011,përballon 60 mijë operacione në vit në të gjithë Shqipërinë. Ai shton se Rama dhe Beqaj e fshehën letrën. 

Berisha: Miq, sot hajduti Rrjepaj, shikoni se çfarë deklaron, në komisionin hetimor parlamentar për shëndetësinë, të kryesuar nga zonja Vokshi, është zbuluar se drejtoria e përgjithshme e spitaleve i kishte dërguar një letër Ilir dhe Edvin Hajdutit.
Çfarë i thoshte në letër për sterilizimin? I thoshte se aparatura e sjellë në vitin 2011, e blerë mbi 800 mijë euro, aparaturë ultramoderne, me një kat kushtuar vetëm asaj aparature dhe sterilizimit, përballon 60 mijë operacione në vit në të gjithë Shqipërinë.
Përballon pra dy herë më shumë se të gjitha operacionet që kryheshin në vend.
Por kërkonin që të specializoheshin, sepse në të vërtetë ajo ishte një aparaturë ultramoderne, ishte një aparaturë dixhitale.
Ilir Beqaj, ai hajdut kriminel, me Edi Ramën, e fshehin letrën në mënyrë që sterilizimin t’ia besonin njerëzve të tyre. Mjekut murator me dy punëtorë.
Dhe Edi Rama si lëngaraq, ju kujtohet apo jo kur kalonte nga studio në studio me gërshërën me një bisht, kur u thoshte se ja me çfarë operoheshit, në një kohë kur Shqipëria dispononte mijëra e mijëra komplekse kirurgjikale. Ua them këtu, ata të kirurgjisë së fëmijëve, të praruara me florinj, të cilësisë më të lartë. Dhe i përdorte një mjek duarartë.
E fshehu dokumentin Edi Rama. Dhe çfarë ndodhi? Për sterilizimin e një seti veglash për një operacion, kostoja u rrit 83 herë.
Dhe çdo vit mbi 1 mijë shqiptarë mbeteshin pa operacion sepse spitalet nuk kishin fonde për të paguar setet e sterilizuara tmerrësisht të kushtueshme.
Vdiqën ose shisnin banesat, shtëpitë për t’u operuar në spitale private.
Kjo ishte barbari, kjo nuk është mjekësi.
E megjithatë, me gjithë këto, Altin Mercenari me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale, nuk arreston Ilir Beqën dhe Edi Ramën për këtë krim të shëmtuar, por e arrestojnë për 120 mijë euro që ka vjedhur donacione të BE.
Ndaj dhe ju bëj thirrje të ngrihemi në betejë të pandalshme, pa kthim, krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira, fitore, fitore, fitore.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Të fundit