Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Berisha: Rama mashtroi, në 11 vite rrogat mbeten më të ultat në Europë dhe çmimet më të larta
Kreu i demokratëve, Sali Berisha deklaroi nga "Rrugica e Shpresës" se në 11 vite drejtim Rama i la rrogat n kufirin më të ulët në Evropë dhe çmimet më të larta.
Berisha shtoi se Rama dhe Veliaj vjedhin përmes inceneratorin dhe koncesioneve të tjera.
“Sot rilindja e krimit doli lakuriq para shqiptarëve, siç dilte dikur Edi Rama lakuriq, plazheve të botës. Sot ai hoqi çdo maskë. Në fjalën e tij koproralike, Edi Rama faktoi se për atë dhe sojin e rilindjes qytetarët shqiptarë janë inekzistent.
Sot në një bilanc që bëri të 11 viteve mashtroi shqiptarët në mënyrë më cinike.
Ai foli për rritje, e rritje rrogash, por e vërteta është se sot që flasim rrogat e shqiptarëve mbeten më të ultat në Europë. Sot që flasim, me gjithë rritjen e rrogës minimale, përsëri ajo mbeti më e ulëta në Europë.
Kjo për faktin e vetëm se Shqipëria këto vite u nda shumë larg me rajonin dhe Europën. Nëse dyfishimi i rrogave e vendosi atë në krye të rrogave në rajon, ajo zbriti në këto vite në fund për rrogat në të gjithë rajonin, ç’ka do të thotë, varfëri, varfëri dhe vetëm varfëri.
Por jo vetëm kaq.
Këto vite Shqipëria njohu rritjen më të madhe të çmimeve në rajon dhe Europë. Në vendin me rrogat më të ulëta çmimet e ushqimeve u rritën mbi mesataren e BE-së, 10-45 për qind. Pse kështu? Kjo ndodh vetëm e vetëm për shkak të vjedhjeve të tmerrshme që bëjnë.
Kjo ndodh sepse Edi Rama me Erion Veliajn vjedhin me një dorë në djegësin e Tiranës 130 mln euro. Kjo ndodh sepse Edi Rama vjedh me një firmë minimumi 3.8 miliardë euro në portin e Durrësit. Kjo ndodh sepse Lubi Balluku ndërton rrugën, autostradën me çmime 10-15 herë më shtrenjtë se në Kroaci, se në vende të tjera”, deklaroi Berisha.