Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama përjashtoi sot opozitën nga parlamenti, futi në mënyrë tinëzare kërkesat tona për komisione hetimor

Berisha: Rama përjashtoi sot opozitën nga parlamenti, futi në

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pasi kryetarja e kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nisi votimin për projektligjet e seancës së kaluar, menjëherë pas votimit të rezolutës për Kosovën.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se në një mënyrë tinëzare, Nikolla futi çështjet themelore, kërkesat e opozitës për komisione hetimor parlamentare dhe vendimin e Edi Ramës për ti përcaktuar opozitës në reformën zgjedhore, AliBashën.

“Pas çaste më parë, shqiptarët panë një akt rrugaqërie të pashembullt në parlamentin shqiptar. Ajo që kryen detyrën e kryetarit, faktikisht një njeri i keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama, duke shkelur me të dy këmbët rregulloren e parlamentit, futi në rend të ditës, pas miratimit të rezolutës atë që nuk mund të ndodhte kurrë, sepse në çdo parlament rendi i ditës miratohet në mëngjes dhe në mëngjes ishte vetëm rezoluta për Kosovën.

Por në një mënyrë tinëzare, banditeske, e keqpërdorura në shkallë ekstreme që kryeson seancat e parlamentit, futi çështjet themelore, kërkesat e opozitës për komisione hetimor parlamentare dhe vendimin e Edi Ramës për ti përcaktuar opozitës në reformën zgjedhore, AliBashën.

Ju e patë vetë se çfarë skene e shëmtuar ishte kjo.

Një skenë e tillë mund të ndodhë vetëm në parlamentin e Bjellorusisë. Faktikisht ky është përjashtimi i opozitës nga parlamentit. Faktikisht ky është ekzekutimi i pluralizmit politik në parlament”, u shpreh Berisha.

Të fundit