Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama po kërkon zgjidhje në Beograd te Vuçiç

Berisha: Rama po kërkon zgjidhje në Beograd te Vuçiç

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së se kryeministri Rama po shmang përballjen me drejtësinë dhe po kërkon mbështetje politike në Beograd, pranë presidentit serb Aleksandar Vuccicc

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi Ramën se ka vendosur të shkelë çdo ligj dhe normë për të mbrojtur veten”, duke shtuar se ai nuk pranon të paraqitet para prokurorëve për aferat korruptive.

Sipas Berishës, ndërhyrjet e fundit të komunitetit ndërkombëtar për mbrojtjen e rendit kushtetues, shtetit ligjor dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri kanë rënë “në vesh të shurdhër”.

“Edi Rama ka vendosur të shkelë çdo ligj, çdo normë për të mbrojtur veten e tij. Në asnjë rrethanë, ai nuk pranon të ulet para prokurorëve për aferat e panumërta korruptive që ka.

Pas ndërhyrjeve të fundit të fuqishme të komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur në Shqipëri rendin kushtetues, shtetin ligjor, ndarjen e pushteteve, funksionimin e sistemit të drejtësisë si kushtet e të gjitha kushteve për ecjen e mëtejshme drejt BE, të gjitha këto ranë në vesh të shurdhër. Të gjitha këto, Edi Rama i shumëzon me interesin e tij personal dhe të pushtetit të tij.

Në kundërpërgjigje në rrafshin ndërkombëtar, ai firmosi letrën famëkeqe me të damkosurin Aleksandër Vuçiç, duke i deklaruar Europës, BE-së se nuk më duheni ju, por më duhet Vuçiçi. Me Vuçiçin, gjatë këtyre muajve BE ka pasur, siç e keni ndjekur, një debat shumë të fortë dhe aktiv me të cilin i ka përcaktuar atij të gjitha qëndrimet, mospajtimet e BE me Beogradin e Vuçiçit.

Pra, kemi të bëjmë me veprime in ekstremis të një njeriu që i mbështetur me shpatulla pas murit nga dhjetëra dosje, fakte, vetë dhe familjarisht, tani gjen zgjidhje në Beograd.Tani propozon, nuk na duhet Europa, por Ballkani i Hapur. Dhe meqenëse Ballkani i Hapur ishte tregti e hapur me Serbinë pa asnjë lloj kriteri, tani na jepi edhe ju tregtinë ne”, deklaroi Berisha.

Të fundit