Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Berisha-Ramës: Do të mbetesh shkatërrimtari më i madh i shkollës në Shqipëri pas Enver Hoxhës
Berisha: Të dashur miq, këto ditë Edi Rama, i diskredituar në shkallë ekstreme nga rrënimi që pësoi sistemi arsimor gjatë qeverisjes së tij, kalon nga një shkollë në një shkollë tjetër.
Përpiqet të zbusë imazhin e tij të nxirë me pafajësinë e vogëlushëve në shkollat tona, por natyrisht dhe frikën që u mbjell mësuesve tanë.
Sonte do t’i them Edi Ramës se në historinë e Shqipërisë do mbetesh, meqenëse shkon çdo ditë në shkolla, do të mbetesh shkatërrimtari më i madh i shkollës në Shqipëri pas Enver Hoxhës.
Edi Rama, asgjë më të dhimbshme pas dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria nuk ka se mjerimi i fëmijëve dhe rrënimi i arsimit.
Por ti nuk ke ndjenja, ty vjedhja, lidhjet e krimit të kanë zhveshur nga ndjenjat njerëzore.