Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ramës i është thënë se mund të zhbëhet procesi i integrimit

Berisha: Ramës i është thënë se mund të

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se kryeministrit Edi Rama i është bërë me dije se ekziston edhe mundësia e “zhbërjes nga fillimi” të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas Berishës, ky version mbetet rezervë dhe nuk është vendosur në lëvizje.

Krydemorkati theksoi se raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian përbën një mbështetje të madhe për opozitën dhe qytetarët shqiptarë, pasi evidenton një sërë problematikash në vend.

“E vërteta është raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Ai raport ka një histori, e cila bazohet në qëmtimin, në verifikimin e të vërtetave në vend nga një komision faktmbledhës që erdhi në Shqipëri me kërkesën e opozitës shqiptare.

Unë duhet të informoj shqiptarët se mund t’u duket çudi, por një nga vështirësitë serioze tonat në diskutimet tona me miq dhe partnerë është se kur ne tregojmë ndodhitë në Shqipëri, ata na i besojnë, por na thonë se këto duken të pabesueshme.

Ne i kishim paraqitur këto në Parlamentin Europian, ne i kishim paraqitur këto në të gjitha forumet e organizatave tona, por siç e patë ju, Parlamenti Europian vendosi të sjellë një mision faktmbledhës të përbërë nga deputetë të 9 grupeve parlamentare që formojnë këtë parlament.

Raporti konstaton një mori të pafundme problemesh që ekzistojnë dhe bën thirrje të adresohen. Edi Ramës i është thënë se një variant është të zhbëjmë të gjithë procesin e integrimit që nga fillimi me Shqipërinë. Por ky variant është rezervë, nuk është vënë menjëherë në lëvizje”, deklroi Berisha.

 

Të fundit