Flash News

Ditari i Opozitës

"Demaskoi klanin më të rrezikshëm", Berisha: Dënimi i Salianjit, një akt shpallje lufte opozitës nga Edi Rama

"Demaskoi klanin më të rrezikshëm", Berisha:

Kryetarti i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, është shprehur se ka solidaritetin më të madh për deputetin Ervin Salianji, i cili sot u dënua me 1 vit burg sepse guxoi të përballej me guxim qytetar me krimin.

Lideri i demokratëve u shpreh se Salianji u dënua sepse demaskoi klanin më të rrezikshëm të drogës.  

Berisha: Një përshëndetje dhe solidaritetin më të madh për deputetin Ervin Salianji, të cilin sot Edi Rama, Geron Xhafa, Fatzi Xhafa e dënuan me 1 vit burg sepse guxoi të përballej dhëmb për dhëmb, pa u tutur, me guxim qytetar me krimin, me klanin më të fuqishëm të drogës të Vlorës, Geron dhe Fatmir Xhafën.
Sot, Geron Xhafa, ky trafikant ndërkombëtar droge, i dënuar në Itali, me gjykim në Venezuelë, feston fitoren e tij mbi denoncuesin publik, deputetin e opozitës, Ervin Salianji.
Ervin Salianji sot u dënua në një akt shpallje lufte opozitës shqiptare nga Edi Rama me akuzën e kallëzimit të rremë.
Është rasti i parë në historinë e Shqipërisë që një njeri dënohet për kallëzim të rremë.
Është rasti i parë në historinë e botës që një kallëzim i vërtetë, shpallet kallëzim i rremë.
Ervin Salianji u arrestua sot sepse provoi me zë dhe dokumente se Geroni, ky baron droge, ky kriminel i pashpirt, drejtonte trafiqet nga porti i Vlorës, ndërkohë kur kërkohej për të bërë burgun në Itali për krimet që kishte kryer në këtë vend.

Miq, dënimi i sotëm është goditja e radhës që kreu i narkoshtetit shqiptar i bën opozitës shqiptare.
Është goditja e radhës që krimi i jep antikrimit.
Është goditja e radhës me të cilën Edi Rama dëshmon se kësaj here, për mandatin e tij të katërt, ai nuk do mobilizojë vetëm bandat, qindra milionë euro patronazhistët, por kësaj here do të burgosë opozitën, do persekutojë opozitën.
Atë mandat kërkon ta marrë me çdo kusht.
Të dashur miq, ky akt kriminal i dënimit të një deputeti që në emër të misionit të tij para zgjedhësve shqiptarë, në emër të betimit të tij para Kushtetutës së këtij vendi, në emër të opozitarizmit të vërtetë, guxoi të demaskojë dhe denoncojë klanin më të rrezikshëm të drogës, atë të ministrit të Brendshëm.
Nuk është pra një dënim ndaj një njeriu, nuk është pra këtu çështja e një individi, as edhe e një deputeti.
Jo, jo, është çështja e opozitës që goditet për të mos ngritur kokën.

Të fundit