Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Shqipëria është i vetmi vend me dy ministri drejtësie, ministrinë e Ulsiut dhe atë të Fatziut

Berisha: Shqipëria është i vetmi vend me dy ministri

Nga tubimi në “Rrugicën e Shpresës”, Berisha ka shigjetuar Ulsi Manjën.

Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend me dy ministri: ministrinë e Ulsiut dhe ministrinë e Fatziut. Kryedemokrati theksoi se në vendin tonë drejtësia mungon.

Berisha: Për një Shqipëri në të cilën i vetmi vend i planetit ku drejtësia mungon, sepse për të marrë një vendim në një çështje civile qytetarit i duhen 18.7 vjet.

Sepse nga reforma që shkatërroi drejtësinë shqiptare ka një stok prej 139 mijë dosjesh të pagjykuara. Sepse Skapi është shndërruar në policinë private politike të Edi Ramës. Sepse Shqipëria është i vetmi vend me dy ministri drejtësia.

Ministrinë e Ulsiut dhe ministrinë e Fatziut. Ministria e Fatziut është dy herë më e fuqishme, se ku e ka këtu, tek kjo ndërtesa karshi nesh është. Tek zyra e Fatziut çdo ditë thirren në proces, drejtuesit, Sadushët e gjykatës së lartë, KLP, KLGJ, Skapit e me radhe e me radhë.

Të fundit