Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Shqipëria është i vetmi vend në botë ku pyetja e Dumanit kushton 1 mln euro

Berisha: Shqipëria është i vetmi vend në botë ku pyetja

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë tubimit te “Rruga e Shpresës”, është ndalur edhe tek kreu i SPAK, Nuredin Dumani.

Berisha tha se Shqipëria është i vetmi vend ku pyetja e kreut të SPAK kushton 1 milion dollarë.

"Shqipëria është i vetmi vend në botë ku pyetja e hetuesit, ku pyetja e Dumanit kushton 1 mln euro.

S’keni dëgjuar ju, s’keni parë kurrë, pyetja 1 mln euro është pyetja e Dumanit, i cili merr në pyetje Ymer Lalën të akuzuar nga bashkëputori i drejtësisë për vrasje dhe nga 19 pyetje që i bën, nuk i drejton asnjë për vrasje.

Po pse? Sepse u shpërbly të paktën 1 mln dhe mos e harroni kurrë këtë, pyetja 1 mln euro. Pyetja 1 mln euro", tha Berisha.

Të fundit