Flash News
Punonjësi i Gardës tenton vetëv*asjen në Qytet Studenti
Rama premton nga Luksemburgu, me drejtësinë 'e pavarur' do të luftojë korrupsionin
Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të përshpejtohet procedura e zgjerimit
Skemë mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhërarreste për 4 drejtues të bizneseve të ndërtimit në Fushë Krujë
Rama falënderon Vladimir Putin për konferencën e dytë ndërqeveritare: Moment i veçantë falë tij
Berisha sot në SPAK, Paloka: Duan ta pengojnë që të jetë në krye të fushatës për zgjedhjet e 2025-ës
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka folur për thirrjen e liderit të opozitës, Sali Berisha, sot në SPAK.
Paloka tha për Ora News se ka dy arsye për thirrjen e Berishës në SPAK. Ai shtoi se Berisha ndodhet në akuzë për një vendim qeverie që kanë përfituar mijëra qytetarë.
“Dy janë arsyet e thirrjes sot: E para që janë tejkaluar afatet për ta mbajtur zyrtarisht Berishën nën hetim. Dhe e dyta, është bërë e qartë tashmë që të dyja palët kanë ndezur motorët e fushatës, dhe SPAK synon ta mbajë Berishën në akuzë dhe të krijojë pamundësinë që ai të jetë në krye të fushatës dhe fitores së zgjedhjeve në vitin 2025.
Pasi SPAK me atë detyrë që ka është kthyer në Sigurimin e Shtetit të dikurshëm, ku në vend të ish-sigurimsave janë këta prokurorët që duhet të ishin ata prapa hekurave. Nuk ka rëndësi se sa akuza ngre SPAK, por fakti është se Berisha ndodhet në akuzë për një vendim qeverie që kanë përfituar mijëra e mijëra qytetarë.
E bukura e gjithë kësaj është se Rama nuk fshihet në pasjen nën kontroll të drejtësisë dhe rasti Beleri është dëshmia më e qartë e kësaj kapjeje, ku Rama i tregoi kujtdo që “unë jam ai që të burgos dhe unë jam ai që të liroj”, tha Paloka.