Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Sot Shqipëria është eksperimenti më tragjik i aplikimit të doktrinës së George Sorosit

Berisha: Sot Shqipëria është eksperimenti më tragjik i

Kreu i demokratëve, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria është sot eksperimenti më tragjik i doktirnës së George Soros.

Nga “Forumi për të ardhmen e Shqipërisë”, Berisha u shpreh se ndërrimi i pushtetit e solli Shqipërinë në këtë situatë që është sot.

Berisha: Shqipëria vendi që kishte gjithsej 204 dollarë për frymë në vit, arriti për katër vite ne 820 dollarë.

Shpresa rritej nga viti në vit. Përsëri në pushtet në vitet 2005-2013, përsëri taksat e ulëta, qeveria e vogël. Morëm një qeveri prej 200 mijë punonjësish, zbritëm në 80 mijë punonjës.

Hapëm garën dhe Shqipëria kaloi nga vendi me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Zbatimi i ligjit, e bëri vendin të sigurtë. Lufta kundër korrupsionit bëri që Shqipëria të jetë vendi i parë në botë që të vendosë sistemin e plotë digjital të prokurimeve dhe ky sistem u certefikua nga Banka Botërore dhe më pas u shpërnda si sistem i dobishëm.

Mendoj se përsëri vlerat konservatore, parimet e konservatorizmit, duke vendosur në epiqendër individin, fuqinë e tij krijuese, gjeninë e tij krijuese, dhanë efektin e tyre të madh.

Por ndërrimi i pushtetit në mënyrë dramatike solli Shqipërinë në situatën që ndodhet sot. Një situatë që përsëri të kujton Ronald Reganin i cili shkruante se që liria të shuhet, mjafton një gjeneratë.

Dhe në fakt sot Shqipëria është eksperimenti më tragjik i doktrinës, i aplikimit të doktrinës së Xhorxh Sorosit në mënyrën më të plotë se në çdo vend tjetër.

Të fundit