Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Tani është koha e veprave dhe e përballjes

Berisha: Tani është koha e veprave dhe e përballjes

Lideri i PD, Sali Berisha theksoi në mbledhjen para anëtarëve të kryesisë së PD-së qëndrimin e tij të fortë ndaj qeverisë aktuale, të drejtuar nga Edi Rama.

Ai kritikon ashpër qeverinë për shtypjen e opozitës dhe për abuzimin me pushtetin, duke e përshkruar si një regjim që nuk respekton Kushtetutën dhe i trajton institucionet e shtetit si pronë private.

Berisha thekson se opozita duhet të përballë këtë situatë me rezistencë të ashpër dhe të pamëshirshme, duke promovuar protestat dhe kundërshtimin publik si mënyrën kryesore për të luftuar regjimin aktual.

Berisha: Demokrate e demokratë, unë e kuptoj se nuk ka gjë më normale se sa të gjithë ju dhe ne së bashku të konstatojmë dhe mendojmë se jemi në fushatë elektorale.
Por në fakt, Edi Rama fushatën tonë elektorale e ka shndërruar në terror ndaj nesh.
Edi Rama fushatën tonë elektorale e ka shndërruar në burgosje ndaj nesh.
E ka shndërruar në dënime ndaj nesh për fajin e vetëm se denoncojmë krimin.
Për fajin e vetëm se bëjmë avokatinë e qytetarëve.
A mundet pra të ecim në këtë mënyrë?
Të mos harrojmë, si unë, si ju, sot në studiot televizive, fatmirësisht ka edhe analistë gazetarë, të cilët demaskojnë, damkosin çdo natë këtë regjim.
Është e vërtetë kjo.
Pse ua them unë këtë? Ua them që të mos fetishizojmë fjalën. Është koha e veprave.
Nuk jam kundër fjalës, të kuptohemi, unë e vlerësoj shumë fjalën, por tani është koha e veprave, tani është koha e kreativitetit, tani është koha e përballjes.
Çdo njeri që mendon ‘business as usual’ në këtë fushatë ku arrestohet kryetari i partisë dhe problemi nuk është se u arrestua, po si do bëhet me arrestimin e tij, dënohet me burg tjetri pse dënoi krimin dhe problemi është se nuk është krimi, por është ai fajtori.
Këto zhvillime duhet të jenë një elektroshok për çdo demokrat.
Midis jush, dhe është normale, po edhe midis drejtuesve të tjerë më gjerë, me të drejtë shtrohen pyetjet: a janë të gatshëm njerëzit për t’u përballur?
Do theksoj dy momente.
Betejat janë të guximtarëve. Dhe u garantoj ju se 500 guximtarë, 300 guximtarë, 50 guximtarë janë një detashment që mund të trondisë në themel këtë regjim.
Por këtu nuk bëhet fjalë për 500, për 50, të jeni të sigurt se janë mijëra e mijëra demokratë që presin udhëheqjen tuaj, që presin mobilizimin nga ju, që presin frymëzimin nga ju.
Ne jemi në një provë të madhe, një provë e tillë sa...
Çfarë ndodh? Shqipëria është i vetmi vend në botë ku skandalet i rrisin kuotat skandalistit, qeverisë.
Në jemi i vetmi vend në botë ku aktet e mirëfillta antikombëtare e bëjnë edhe më kombëtar tradhtarin.
Jo, nuk është kjo, absolutisht nuk janë shqiptarët këta.
Ka një problem, shqiptarët duan mobilizim, duan organizim, duan udhëheqje.
Nuk ka më trima, harrojeni këtë. Jo!
Në të gjithë historinë e tyre, me 50 të zeza të numëruara, dy i kanë ata, inteligjentë dhe trima.
Ai që nuk gjen trimëri tek shqiptari është frikacak për vete.
Ai që i merr për budallenj, ka problem me veten e tij.

Të fundit