Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Taulant Balla po bën fushatë për kandidatin e Lulzim Bashës

Berisha: Taulant Balla po bën fushatë për kandidatin e Lulzim

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla bën Balla po bën fushatë për kandidatin e Lulzim Bashës në Lushnjë për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Teksa prezantoi kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit, Elton Bano, Berisha tha se Rama i ka dhënë Bashës vulën dhe logon e PD me policë, dhe e ‘rrëmbyen’.

"Edi Rama i ka dhënë atij vulën me policë, i ka dhënë logon e PD me policë dhe e rrëmbyen. Ai ka vendosur shpirtin e tij, logon e grabitur të partisë dhe vulën e saj, krejtësisht në dispozicion të Edi Ramës. Ndaj dhe çdo votë për kandidatin e tij, të cilin nuk e njoh dhe nuk merrem me të, por ta dini primaret ishin të hapura për çdo anëtar të PD në Lushnje pa përjashtim dhe kërkonin guximin e besimin te vota e lirë.

Ata të cilët nuk patën kurajë por në vend të votës së anëtarësisë preferuan emërimin e Lul Bravës le të dëgjojnë tani dërdëllitjet e Taulant Bego Yarisit që vjen dhe bën fushatë për ta. Vjen dhe bën fushatën e tyre. A mundet të përfaqësojë ky kandidat interesat tuaja? Kurrën e kurrës. Përfaqëson Lul Bravën dhe pengmarrësin e tij Edi Ramën", u shpreh Berisha.  

 

 

Të fundit