Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha të mërkurën në SPAK, Noka thirrje për protestë të fuqishme

Berisha të mërkurën në SPAK, Noka thirrje për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur të mërkurën në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku, pritet t’i komunikohet zyrtarisht akuza në lidhje me hetimet për e ish-kompleksin Partizani.

Lidhur me këtë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i ka dërguar një mesazh Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar ku bën thirrje për protestë të fuqishme në solidaritet me të drejtën. 

"Te dashur miq. Ditën e Mërkurë në ora 12:00 kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Të mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narkodrejtësisë. Faleminderit!", thuhet në msazhin e Nokës. 

Të fundit