Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thumbon Yuri Kim-in: I themi jo McGonigalëve diplomatë të korruptuar, pengje të Ramës

Berisha thumbon Yuri Kim-in: I themi jo McGonigalëve diplomatë të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu referua skandalit ‘McGonigal’ ku përmendet edhe kryeministri Rama për lidhjet e tij të ngushta me ish-zyrtarin e FBI-së.

Berisha tha nga protesta se McGonigal u pagua si vrasës me pagesë për të shkatërruar opozitën për hir të pushtetit të Edi Ramës. Krydemokrati ironizoi edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim duke e quajtur atë një ‘McGonigal’ me pushtet diplomatik.

“McGonigal, i cili tradhtoi vendin e tij, por tradhtarë ka kudo, u pagua si vrasës me pagesë për të shkatërruar opozitën me një qëllim të vetëm, me një qëllim të vetëm, për pushtetin e Edi Ramës, ku të përcaktonte licenca, ku të vidhte dhe vetëm vidhte pasanikët shqiptarë. Të gjitha këto për të salduar pushtetin e tij.

Ai ishte armik i egër i opozitës shqiptare, por nuk punuan më pak për pushtetin e Ramës dhe McGonigalë të tjerë. Kujtoni deklaratat e McGonigalëve me pushtet diplomatik. Ata ishin pengje të korrupsionit të Edi Ramës.

Që tani struken se mos u dalin lidhjet e McGonigalit. Mos u strukni u them, dilni se për shqiptarët, ju jeni McGonigalë të vërtetë. E thashë këtë se unë e di që shumë njerëz e marrin si një gjysmë fataliteti, por kurrë.  Ne do u themi jo diplomatëve të korruptuar, të marrim fatet e vendit në duart tona, të ndërtojmë Shqipërinë mbi bazën e atyre idealeve që kemi ne”, deklaroi Berisha.

Të fundit