Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon çfarë pa në SPAK: Ishte ora 400 mijë euro e Ramës, Balla që merrte para nga Suel Çela

Berisha tregon çfarë pa në SPAK: Ishte ora 400 mijë euro e

Lideri i opozitës, Sali Berisha u njoh sot në SPAK me akuzën e korrupsionit, akuzë e cila sikurse tha kryedemokrati, nuk është faktuar me prova e dokumente.

Berisha tregoi se brenda SPAK-ut pa dhuratat luksoze të bëra nga Edi Rama, ryshfetet e Taulant Ballës nga Suel Çela, korrupsionin qeveritar nga kryeministri te Belinda Balluku.

“Vizitova pjesën muzeale të Skapit. Në pjesën muzeale të Skapit gjendej ora 400 mijë e 600 euro e qëndisur me diamante, dhurata e Edi Ramës.

Gjendej fotografia. Gjendej fotografia e Amant Josifit për meritat e tij në spekulimin dhe mashtrimin botëror. Gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjen që nuk i bëri. Gjendej Taulant Balla, i cili po merrte shpërblimin e Suel Çelës për shpërblimin e vrasësve të Lulzim Kullës.

Gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë forma më të neveritshme presioni, duke përdorur dokumente antiligjore për t’i mbajtur peng ata.

Gjendeshin dokumente nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra, të cilat i ruante Dumani në kasafortë. Tregojnë që është një delinkuente e dënuar.

Gjendeshin 100 milionë euro të Edi Ramës dhe Beqës. Gjendeshin 300 milionë euro të Vilma Nushit që i ndan me Edi Ramën. Gjendeshin 4 miliardë euro të Edi Ramës dhe Alabarit”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit