Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Udhëtimi i Dumanit në Shkodër ishte dëshmi e kthimit të kriminelit në vendin e krimit

Berisha: Udhëtimi i Dumanit në Shkodër ishte dëshmi e

Kreut i PD-së, Sali Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin, se udhëtimi i tij në Shkodër, ishte thjeshtë kthimi kriminelit në vendin e krimit!

‘Pista e vetme e masakrës është shteti’, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Kurrë ndonjëherë krimi nuk ka pasur përfaqësues më të fuqishëm dhe më të shumtë se në qeverinë aktuale të Edi Ramës.

Vetë Edi Rama pohoi se ka qenë përdorues i Encrochat dhe se mund t’i dalë emri kund i cituar.

Dihet se Edi Rama për përdorim SKY EÇ, është denoncuar botërisht në mediat më të mëdha të botës, nga ish-partnerja e famëziut McGonigal, pasi ajo thotë se me bisedat e tij të gjata me SKY EÇ nuk kishin të sosur me Edi Ramën.

Por, përfaqësues tjetër i botës së krimit në qeveri është Taulant Balla Bego Yaris, një kriminel me dokumente i vërtetuar se është akuzuar për vrasje nga dëshmitarë në sallën e gjyqit.

Me dokumente i vërtetuar se ka ndërhyrë në mënyrë intensive për t’u dhënë tendera bandave.

Me dokumente i vërtetuar se ka liruar, ka urdhër Vath Stakën të lirojë vrasësit e Lulzim Kullës, terroristë që vendosën nën shalën e biçikletës tritolin për ta hedhur atë në erë, por edhe kalimtarë të tjerë.

Udhëtimi i Altin Dumanit në Shkodër ishte dëshmi e kthimit të kriminelit në vendin e krimit, sepse krimet e kryera në Shkodër të gjitha flenë në dosjet që mban në sirtar më i ligj njëqind herë se Nuredini, Altini i prokurorisë speciale.

Pra, siç e shihni, kaluan 10 ditë. Ndonëse Shkodra e di shumë mirë edhe dorasin, edhe porositësin, por këto po i mbyll Altin Dumani, po i mbyll Mondi i Sulës, po i mbyll Proda i bandave, Hoxha i bandave dhe Edi Rama që i ka licencuar.

E konsiderova të domosdoshme të paraqes para medieve dëshminë tjetër sot pas 10 ditësh asnjë pistë, sepse pista e vetme është shteti.

Të fundit