Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Veliaj ka ditur çdo gjë për tenderat që fitonin pesë drejtorët hajdutë, ka marrë pjesën e ‘luanit’

Berisha: Veliaj ka ditur çdo gjë për tenderat që fitonin

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka ditur çdo gjë për tenderat që fitonin pesë drejtorët e kompanisë ‘5D Konstruksion’.

Sipas tij, në fjalën që mbajti në tubimin qytetar poshtë banesës së tij, Berisha tha se kryehajduti i tyre është Veliaj sepse ka marrë pjesën e ‘luanit’.

Dy fjalë do them për këta të famshmit 5D, pesë drejtorë hajdutë.

Secili prej tyre, do të më falni për shprehjen, por përfaqëson një maskara njeri, një hajdut të shpifur, të neveritshëm.

Por miqtë e mi, kryehajduti i tyre, hyn dhe del në zyrë, pa i hyrë gjemba në këmbë.

Dhe ai është Erion Veliaj.

Dhe ai është Erion Veliaj, i cili ka ditur gjithçka për aferat e tyre. Ka ditur çdo gjë për tenderat që fitonin.

Ka marrë për vete pjesën e luanit nga ato tendera.

Dumanit kanë edhe aplikacionin e veçantë me të cilin komunikonin vetëm me Velinë kjo bandë e shpifur që vidhnin paratë e qytetarëve të Tiranës në emër të tij”, u shpreh Berisha.

Të fundit