Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha 'zbërthen' planin e Ramës: Burgos kundërshtarët dy javë para çeljes së negociatave me BE-në

Berisha 'zbërthen' planin e Ramës: Burgos

Lideri opozitar Sali Berisha e krahason kryeministrin Rama me diktatorë të vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik, duke e quajtur “bastard i xhelatëve bllokmenë” dhe një “narkodiktator.”

Gjatë tubimit qytetar, Berisha ka kritikuar kohën e arrestimit të Salianjit, ve cila ka ndodhur vetëm dy javë para çeljes së negociatave me BE-në, duke sugjeruar se kjo është një lëvizje për të treguar se negociatat po hapen me një regjim autoritar.

Berisha: Të dashur miq, burgosja e n/kryetarit të grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji nuk erdhi në këtë regjim si rrufe në qiell të hapur. Jo, erdhi përkundrazi, si një akt kriminal i shëmtuar i përpjekjeve makabre të mafies shqiptare e ndërkombëtare për një Shqipëri pa opozitë, për nëj Shqipëri parajsë të krimit, për një Shqipëri të zbrazur nga shqiptarët.

Të dashur miq, regjimi i Edi Ramës ka vendosur të rrëmbejë mandatin e 4-t për herë të parë në historinë e pluralizmit, duke burgosur, persekutuar drejtuesin e opozitës, sepse përndryshe Edi Rama dhe organizata kriminale që i drejton e ka të qartë se nuk mund të marrë kurrë mandat të ri.

E ka të qartë se për krimet që ka kryer ndaj shqiptarëve, për vjedhjet e tij që rrokin qiellin, për gjenocidin që ka kryer kundër shqiptarëve ai do dënohet me veprat më të rënda penale.

Bastardi i xhelatëve bllokmenë, i kthyer në narkodiktator arreston, burgos kundërshtarët politikë vetëm dy javë para çeljes së negociatave në BE, për t’i dëshmuar kështu shqiptarëve dhe europianëve se negociatat po çelen me Lukashenkon e Bjellorusisë, me diktatorin e Taxhikistanit, me diktatorin e Turkmenistanit, i cili nuk ka normë, nuk ka ligj që respekton përveç urrejtjes atërore ndaj opozitës, mbajtjes më çdo kusht të pushtetit të tij.

Të fundit