Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi për vendimin e Apelit: Duan të eliminojnë opozitën, dënim politik

Boçi për vendimin e Apelit: Duan të eliminojnë

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka folur për mediat pas vendimit të Gjykatës së Apelit për deputetin Ervin Saliani.

Boçi u shpreh se kemi të bëjmë me një vendim politik e absurd dhe një dënim ndaj së vërtetës. Boçi shtoi se Salianji nuk bëri asgjë tjetër veçse denoncoi vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, për lidhjet e tij me krimin.

Demokrati shtoi se me këtë vendim duan të eliminojmë opozitën.

“Ishte një vendim absurd, dënim politik, nëpërmjet një procesi politik. Procesi ndaj Ervinit ka hapur siparin e proceseve politike në Shqipëri, ndaj përfaqësuesve të opozitës, deputetëve apo drejtuesve të PD.

Dënimi i sotëm politik, nuk është vetëm një dënim ndaj deputetit Ervin Salianji, që mban dhe detyrën e nënkryetarit të grupit parlamentar të PD-së, por është një dënim ndaj së vërtetës.

Tek e fundit Ervin Salianji, nuk bëri gjë tjetër veç se artikuloi të vërtetën, të vërtetën e inkriminimit të vëllait të Fatmir Xhafajt, i cili vuajti dënimin për shkak të denoncimit të deputetit Ervin Salianji dhe që dëshmoi lidhet e PS me krimin e organizuar dhe në formë tjetër absurde është po ky njeri, vëllai i të cili është i dënuar për trafik, mori flamurin e reformës në drejtësi, është po sot ky që sot drejton komisionin anti Spak.

Janë po këta njerëz që e përdorin drejtësinë sa herë që ajo i duhet. Nuk ka drejtësi të pavarur, kjo është drejtësi e kapur, zgjatim i PS dhe e marrin me radhë. Kur e do Rama drejtësinë, arrestojnë Berishën, kur e do Rama nuk zbatojnë vendimet e gjykatës Kushtetuese për kanakarët e tij, Olta Xhaçkën, nuk heton Damian Gjiknurin dhe damianëve të tjerë që janë të korruptuar në PS.

Dhe tani e do Xhafa se do të godasë Ervinin se i preku vëllain. Kjo nuk është luftë mes Xhafajt e Salianjit, por mes të vërtetave të PD dhe inkriminimit të PS.

Nuk ka kallëzim dhe kjo është e turpshme dhe unë për herë të parë kam dëgjuar kallëzim publik. Ku në cilin nen të kodit penal është kriter kallëzimi publik. Ka denoncime publike, ka kallëzime reale, dhe jemi në fazën e denoncimit publik.

Dhe sipas llogjikës së Xhafajt, Ramës e atyre, i bie që të gjithë deputetët e PD-së të dënohen dhe kjo është dëshira e tyre në fakt.

Duan të eliminojnë opozitën, jemi në një fazë lufte shumë të egër, dhe ne duhet të përcaktojmë qëndrimet tona politike, brenda parlamentit, por edhe jashtë parlamentit nëpërmjet një aksioni shumë të fortë, pikërisht për ti bërë ballë kësaj fushate të egër për eliminimin e opozitës dhe shembullin e kemi me dënimin e Salianjit sot, burgosjen e Berishës dje. Pa reagim kjo çështje nuk zgjidhet”, deklaroi Boçi.

 

Të fundit