Flash News

Ditari i Opozitës

Bogdani: Për të mundur Veliajn duhet vota e çdo demokrati më 14 maj

Bogdani: Për të mundur Veliajn duhet vota e çdo demokrati

Kandidati i Partisë Demokratike për primare në Bashkinë e Tiranës, Gert Bogdani, gjatë prezantimit në Degën 5 dhe 12 kërkoi nga demokratët mbështetje për 14 majin.

Bogdani tha se PD duhet të ndërtojë një bashki që njerëzit të mos marrin gomonet për t’u larguar nga Shqipëria drejt Anglisë. Kandidati i primareve rikujtoi fitoren e minibashkisë Nr. 10 nga grupi i tij në të kaluarën.

Bogdani tha se për të mundur Veliajn duhet vota e çdo demokrati më 14 maj

“Jemi të gjithë bashkë këtu për një qëllim shumë të rëndësishëm, për një qëllim për Shqipërinë. Koha për ndryshim është për të gjithë Shqipërinë. Duke qenë së bashku nga kjo sallë në çdo cep të Tiranës, do të sjellim ndryshimin edhe për Shqipërinë. Sot çdo familje e ka nga një të larguar, e kanë nga një mik që ka marrë valixhet për të ikur nga ky vend. Shikoni këto vite sa metër asfalt ka hedhur bashkia në periferitë e Tiranës. Zero. Sepse është larg kamerave. Unë besoj që do dhe duhet të ketë zgjidhje. Të ndërtojmë një bashki që i jep shpresë qytetarëve që të mos marrin gomonet e të ikin në Angli. 14 maji është data e rëndësishme, jo 4 dhjetori. Kjo nuk është një garë nga garat e zakonshme. PD po e fut për herë të parë këtë risi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Për të mundur kryebashkiakun duhet vota e çdo demokrati. Duhet kontributi i qytetarëve. Në zgjedhje për minibashkinë 10 fituam një zonë shumë të majtë. Asnjëherë të thyer nga PD. Shkuam edhe tek qytetarët, dolëm më tej. Kërkoj mbështetjen tuaj jo për 4 dhjetorin, por për 14 majin, të sjellim ndryshimin në gjithë Shqipërinë”, tha Bogdani.

Të fundit