Flash News

Ditari i Opozitës

"Bujqësia në rënie, importet në rritje", Tabaku: Skema e financimit ka dështuar

"Bujqësia në rënie, importet në rritje", Tabaku:

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka kritikuar qeverinë se ka dështuar me skemën e financimit të sektorit të bujqësisë.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se bujqësia duhet të ishte një sektor që duhet të ishte rritur më shumë vitet e fundit, por ka qenë për tre vite me radhë me rënie.

Ajo shton se bujqësia ka nevojë për mbështetje si një nga shtyllat e ekonomisë shqiptare. 

"Toka shqiptare ka produktet më të mira dhe të shijshme. Një tokë që e ka bekuar zoti por që fatkeqësisht nuk po i marrim atë potencial që duhet t’i kishim marrë. Në një moment ku bujqësia duhet të ishte një sektor që duhet të ishte rritur më shumë, bujqësia ka qenë për tre vite me radhë me rënie.

Ndërkohë që kemi një rritje të importeve të produkteve ushqimore, ndërkohë që skema e financimit të bujqësisë ka dështuar dhe së dyti produktet shqiptare që janë aseti më i mirë dhe i madh që kemi nuk poshkojnë dot në tryeza për të treguar potencialin që ka ky sektor dhe së treti skema e masave në bujqësi ka penalizuar fermërt dhe fshatarët e vegjël dhe nuk ka asnjë rezultat apo ndikim në sektor.

Ne duhet të mbështesim bujqësinë si një nga shtyllat e ekonomisë shqiptare. Tashmë që fondet e IPARD nuk janë më ne duhet ta mbështesim këtë sektor sepse në fund të ditës të gjithë i konsumojmë këto produkte", u shpreh Tabaku. 

Të fundit