Flash News

Ditari i Opozitës

Bumçi: Nuk ka asnjë hetim apo vendim për çështjen e financimeve ruse

Bumçi: Nuk ka asnjë hetim apo vendim për çështjen e

Anëtari i Komisionit të Auditit të PD për financimet ruse, Aldo Bumçi, ka thënë se nuk ka ende asnjë hetim apo vendim për Partinë Demokratike lidhur me çështjen.

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, Bumçi tha se auditi do të bëjë transparencë me aq sa mundet. Bumçi shprehet se deri tani nuk ka asnjë vendim që të thotë se PD-ja ka marrë para nga Rusia.

“Auditi është demonstrim i vullnetit të qartë politik, që kjo forcë nuk ka asgjë për të fshehur. Është ndër forcat pro-perëndimore që ekzistojnë. Auditi është shenjë e këtij vullneti. Kjo forcë nuk ka lidhje me ketë histori, nuk ka gjurmë. Ne do bëjmë transparencë aq sa të mundemi. Nëse kalojmë tek qëndrimet politike, kjo forcë politike ka mbajtur qëndrime me kosto, duke penguar projekte serbo-ruse. Nuk ka deri më sot asnjë hetim, vendim që të thotë që janë para ruse. Ka një artikull të një gazete. Flitet për një dyshim”, u shpreh Bumçi.

Të fundit