Flash News

Ditari i Opozitës

Burgosja e Salianjit, Boçi: Duan të goditet artikulimi i së vërtetës

Burgosja e Salianjit, Boçi: Duan të goditet artikulimi i së

I ftuar në A2 CNN, Nënkryetari i PD-së, Luiçiano Boçit tha se synimi kryesor  i burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji  është që të goditet artikulimi i së vërtetës.

Boçi theksoi se në të njëjtën mënyrë me të cilën Partia Socialiste bënte denoncime apo kallëzime gjatë kohës që ishte në opozitë, ashtu po vepron edhe Partia Demokratike sot.

“Por PD nuk ka kërkuar që të këtë dënim me burg, për denoncuesin,” shtoi Boçi.

“PD ruajti dhe ruan të njëjtin model të denoncimit me fakte të aferave korruptive. Këtë e ka bërë edhe Ervini, në të njëjtën linjë. Denoncimet janë indicie, provash dhe faktesh, që i merr me pas Prokuroria.”

“Pas Salijanit e ka radhën ai që guxon të kallëzojë vëllain e kryeministrit. Çfarë krimi ka bërë Ervini? Kur s’ka vepër penale. Kjo është ajo që ka ndërtuar sot Edi Rama, një politikan i kriminalizuar.”

 

Të fundit