Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Bylykbashi: Basha lider autokratik, siç iku Flamur Noka do iki unë dhe të tjerë
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e ka cilësuar kryetarin Lulzim Basha si një lider që ka prodhuar një model autokratik brenda partisë.
I ftuar në Opinion, Bylykbashi u ndal edhe te përjashtimi i Flamur Nokës nga Basha nga posti nënkryetar i Komisionit të Sigurisë. Sipas deputetit, pas 25 prillit, Basha merr vendime dhe nuk pyet askënd.
“Modeli që ka prodhuar Lulzim Basha gjithë këto vite, është që ai humbet dhe prodhon model më autokratik brenda partisë. Në 2013 në PD ka pasur debat, ka pasur figura. Kishte një debat dhe ishte i pranueshëm. Në vitin debati u hesht. Priste grupi Parlamentar kur Basha merrte vendimin me aleatët dhe të gjithë mbanin shënime.
Ne i dhamë shansin Bashën dhe ai mori vendime katastrofike. Ja ku jemi sot në 2021. Pas 25 Prillit kemi një Lulzim Basha që merr vendime dhe nuk pyet askënd. Siç iku flamur Noka do iki unë, do ikin dhe të tjerë që i rrinë rrotull sepse ai nuk ndryshon. Lulzim Basha kishte shansin që të rishpikte veten pas 25 Prillit, ai nuk e bëri këtë”, tha deputeti.