Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Durrësi foli qartë - është gati për Shqipërinë Madhështore

Bylykbashi: Durrësi foli qartë - është gati për

Një ditë pas takimit madhështor të Partisë Demokratike dhe opozitës në Durrës ku u prezantuan kandidatët për deputetë ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook, drejtuesi politik i PD për Durrësin Oerd Bylykbashi.

Mesazhi:

Salla e Pallatit të Sportit “Ramazan Njala” u mbush plot me shpresë, besim dhe vendosmëri për ndryshim.

Durrësi foli qartë: është gati për Shqipërinë Madhështore!

Faleminderit çdo qytetari, të riu, gruaje, pensionisti, profesionisti, sipërmarrësi – që ishit aty, me zemër dhe me duar lart për fitoren e së nesërmes.

Kandidatët tanë janë më shumë se emra – janë premtimi për një politikë me fytyrë njerëzore, që dëgjon, vepron dhe përfaqëson.

Faleminderit kryetarit Prof. Dr. Sali Berisha për mbështetjen dhe mesazhin e fuqishëm të lirisë dhe drejtësisë.

Më 11 maj, Durrësi nuk do të votojë thjesht numrin 1 –

do të votojë për të qenë krenar.

Do të votojë për Shqipërinë Madhështore!

Të fundit