Flash News

Ditari i Opozitës

Caka: Grabitqarët e policisë bashkiake të Tiranës gjobitin prindërit që shoqërojnë fëmijët në shkollë

Caka: Grabitqarët e policisë bashkiake të Tiranës gjobitin

Përfaqësuesja e Partisë së Lirisë, Silva Caka nga protesta para bashkisë tha se policia bashkiake E Tiranës gjobit çdo mëngjes prindërit që parkojnë, teksa çojnë fëmijët në shkollë.

Caka tha se prindërit gjobiten kur shoqërojnë fëmijët për shkak se mungon transporti i tyre në shkollë.

“E vetmja gjë që ne shohim në rrugët e Tiranës, janë grabitqarët e policisë bashkiake. Ata turren që në 4 të mëngjesit që tu vendosin gjoba prindërve të cilët  parkojnë për të shoqëruar fëmijët e tyre ne dyert e shkollës. Sepse është shumë e rrezikshme që në rrugët e Tiranës ti lesh fëmijët të shkojnë vetëm deri tek dera e shkollës.

Grabitqarët e policisë bashkiake të Tiranës i ke çdo mëngjes duke gjobitur çdo makinë dhe kjo nuk ndalon këtu, nuk është vetëm kaq. Prindërit gjobiten edhe kur shkojnë ti marrin fëmijët nga shkolla, sepse nuk ka transport për fëmijët tanë. Nuk ka asnjë lloj lehtësimi për fëmijët tanë në qytetin e Tiranës. Përkundrazi.

Një tjetër çështje që është shqetësim i përditshëm për të gjithë ne janë çmimet e rritura. Unë nuk e di se si e përballojnë familjet që kanë edhe një sasi qofte 70 mijë lekë të ardhura në muaj. Kur çmimet e ushqimeve kanë kapur stratosferën. Çfarë mund të bëjë një pensionist.

Secili nga në duhet të ngrihet e ti thotë stop kësaj situate.

Funksionarët e drejtësisë e kanë hallin të bëjnë tunele ajrore. Anëtarët e GJK dorëhiqen pa asnjë lloj motivi. Ata e kanë hallin tek lekët e tyre. Nuk bëjnë drejtësi”, tha Caka.

Të fundit