Flash News
Alibeaj në vështirësi, jep dorëheqjen këshilltari ligjor i Grupit Parlamentar
Fier/ Makina përplas 12-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, shoqërohet shoferi
Sulmi i Veliajt ndaj mediave, sekretari i Federatës Europiane të gazetarëve: Jemi të indinjuar!
Aksident në Durrës, makina përfundon në kanal, 4 të plagosur
NATO tregon se kur do t'i bashkohet zyrtarisht Finlanda aleancës
“Defakto lobonte për Putinin”, Berisha: Rama thikë pas shpine SHBA-së dhe NATO-s në fushën e sigurisë
Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se kryeministri Edi Rama, me skandalin “McGonigal, i ka futur thikë pas shpine SHBA-së, por edhe vetë NATO-s dhe vendeve anëtare të saj.
Në takimin që zhvilloi me kandidatët për kryetarë bashkie në të gjithë vendin, Berisha tha se SHBA-së i ka bërë një dëm shumë të madh dhe ky dëm sipas tij thellohet nëse McGonigal u ka dhënë të dhëna rusëve për rrjetin agjenturor të SHBA dhe vendeve të tjera.
Berisha: Ky e vret shpresën e shqiptarëve se shkelmon interesat e tyre, qoftë dhe personale, por edhe interesat kombëtare. Ky është shndërruar në një avokat të Beogradit. Sot është i vetmi kryeministër në Europë që kalonte nga Samiti në Samit, duke kërkuar që të mos i bëhej presion padronit të tij Vuçiç që të mos i bëhej presion për pranimin e sanksioneve të NATO-s dhe BE-së kundër Rusisë.
Defakto lobonte për Vladimir Putinin. Me fjalë të tjera thoshte se Serbia duhet të mbetet prapavijë e Rusisë në këtë luftë të çmendur, barbari ç’njerëzore.
Ky është kryeministri që pastaj shkon e korrupton, blen, njeriun ndër më kryesorët në agjencinë e zbulimit për sigurinë e SHBA. Dhe ka krijuar kjo një skandal jashtë imagjinatës. Ai ndryhet në Surrel dhe përpiqet ta kalojë, por nuk kalohet kjo, është e pakalueshme.
Çdo ditë mediat e mëdha amerikane e trajtojnë këtë akt të turpshëm, të papërgjegjshëm. Në një aspekt ky është një akt armiqësor ndaj SHBA-së në fushën më sensitive, fushën numër 1, në fushën e sigurisë. Për atë vend dhe për çdo vend, fusha e sigurisë është fusha e parë më e rëndësishme, me distancë nga të gjitha të tjerat.
Ky pikërisht në këtë fushë i fut një thikë pas shpine SHBA-së. Por nëse i fut thikë pas shpine SHBA-së që janë udhëheqësi i NATO-s, që janë përgjegjësi kryesor për paqen, stabilitetin dhe mbrojtjen e vendeve të lira, ti këtë akt e ke kryer jo vetëm ndaj atyre, por edhe ndaj NATO-s dhe vendeve të lira. Dhe kush e bën këtë, e bën kryeministri i Shqipërisë, një vend anëtar i NATO-s. Nuk e bën Llukashenko këtë, por e bën Tirana e Edi Ramës. Nuk ka faqe të zezë më të madhe se kjo, nuk ka turp më të madh e krim më të shëmtuar.
Del e zvarritet si zvarranik nëpër media, jo po unë e takova kështu e jo e takova ... Por kur i thoshte mik me krenari dhe kur kërcënonte kundërshtarët e tij me FBI, kur i paralajmëronte në parlament se do të shpalleshin non grata dhe nuk kalon Atlantikun se kishte, të korruptuarit, mbas vetes, që kishin tradhtuar detyrën dhe vendin e tyre dhe ishin bërë viktimë e një njeriu pa moral, pa karakter, pa nder, pa flamur, pa asgjë, sicc është Edi Rama. Këtë ai e harron.
Por duhet të jemi realistë. Sigurisht SHBA-së i ka bërë një dëm shumë të madh dhe dëmi bëhet i jashtëzakonshëm nëse miku i tij McGonigal, që u martua së fundmi me Edi Ramën, u ka dhënë të dhëna rusëve për rrjetin agjenturor të SHBA dhe vendeve të tjera. Sepse kjo do të kishte kosto shumë të lartë në jetë njerëzore dhe aspekte të tjera.
Të fundit

NATO ndalon përdorimin e TikTok-ut në pajisjet e tyre
31 Mars 2023, 20:57


Berisha: Prokuroria bën sikur heton për inceneratorët, në fakt mbyll hetime
31 Mars 2023, 20:37
Kroacia deporton migrantët në Bosnje
31 Mars 2023, 20:35

Thuhet se Johnny Depp vazhdon ta sulmojë në mënyrë indirekte Amber Heard
31 Mars 2023, 20:08
Jeton Lami refuzon ofertën e SPAK, zgjedh heshtjen për fatin e Ervis Martinajt
31 Mars 2023, 20:07

Elvis Pupa flet për humbjen e të atit: I pushoi zemra në det
31 Mars 2023, 19:47
Alibeaj në vështirësi, jep dorëheqjen këshilltari ligjor i Grupit Parlamentar
31 Mars 2023, 19:40
Ish-kryeministri italian: Lufta në Ukrainë e la Ballkanin në harresë
31 Mars 2023, 19:35

Tërmeti “shkund” Greqinë, ja ku ishte epiqendra
31 Mars 2023, 19:12

Fier/ Makina përplas 12-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, shoqërohet shoferi
31 Mars 2023, 18:49







Tetë fobitë më të çuditshmë në botë
31 Mars 2023, 17:37


Gwyneth Paltrow dhe beteja e saj gjyqësore: Merret vendimi për aktoren
31 Mars 2023, 17:00


Aksident në Durrës, makina përfundon në kanal, 4 të plagosur
31 Mars 2023, 16:41
VIDEO/ Policia dhunon gruan në Mat: Më rrahën në furgon, mbeta pa ndjenja
31 Mars 2023, 16:30

BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore
31 Mars 2023, 16:13
Shqipëria merr statusin e vendit të gjelbërt europian për muajin mars
31 Mars 2023, 16:09

Elsa Lila flet për arrestimin e bujshëm dhe tregon përjetimet e saj
31 Mars 2023, 15:36


Shumë kohë pas debatit të tyre publik, Roza Lati ironizon Bieta Sulon
31 Mars 2023, 15:03
NATO tregon se kur do t'i bashkohet zyrtarisht Finlanda aleancës
31 Mars 2023, 14:52






E djathta ekstreme e Austrisë bojkoton fjalimin e Zelensky-t në Parlament
31 Mars 2023, 13:36
Ndryshime në Prokurorinë e Posaçme, shkarkohet Edvin Kondili
31 Mars 2023, 13:20
Bastet sportive online, Ibrahimaj: Ligji hidhet për konsultim javën e ardhshme
31 Mars 2023, 13:01





Kushi në Vlorë, nxënësit detyrohen të lënë mësimin për të pritur ministren
31 Mars 2023, 12:12



Gjermania do të pranojë mbi 50 mijë punëtorë në vit nga Ballkani Perëndimor
31 Mars 2023, 11:23














Parlamenti turk miraton anëtarësimin e Finlandës në NATO
31 Mars 2023, 08:46



Horoskopi 31 mars 2023, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
31 Mars 2023, 08:04
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
31 Mars 2023, 07:57






Veliaj: Në Tiranë janë përmirësuar trafiku dhe cilësia e ajrit
30 Mars 2023, 21:46
14 maji, Bojaxhi: Në 10 vitet e fundit, situata në Shqipëri është e përkeqësuar
30 Mars 2023, 21:33



Bledi Mane: Kiara e adhuron famën, zgjohet e ngryset me Bora Zemanin në kokë
30 Mars 2023, 20:49
Akuzat për financime ruse? Reagon Kryemadhi: Shihemi në gjykatë!
30 Mars 2023, 20:47
Shkatërrohet banda kriminale e drogës në Britani, policia arreston 4 shqiptarë
30 Mars 2023, 20:42


Frymëzuar nga vajza e tij autike, futbollisti tregon se edhe ai është autik
30 Mars 2023, 19:31

Sulmi ndaj TCH, eksperti: Godina u vëzhgua për dy javë nga disa persona
30 Mars 2023, 19:27
