Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e fortë e Açkës në Kuvend: Me taksat tona paguhen ‘sugar girls’ për njerëz në ambasada dhe sheikët në Shqipëri

Deklarata e fortë e Açkës në Kuvend: Me taksat tona

Deputetja e PD, Flutura Açka ka rikthyer në vëmendje rastin e një vajze në Librazhd, e cila u filmua nga vjehrri dhe vjehrra pasi u kap me të dashurin, ndërsa më pas pamjet bënë xhiron e internetit.

Përmes toneve të forta, Açka tha se me taksat e shqiptarëve paguhen ‘sugar girls’ për të njerëz në ambasada dhe sheikët në Shqipëri.

Po ashtu, ajo i bëri thirrje SPAK që të hetojë pasi sipas saj në këtë çështje janë të përfshirë struktura të larta shtetërore dhe shtoi se një gjykatës ka dashur ta mbyllë dosjen me shpejtësi.

“Ky shtet bie fund e krye era seks. Ky shtet, që sipas disa miqve të mi gazetarë, ky shet paguan deri në 800-1 mijë vetë që janë regjistruar në kompani apo institucione që nuk paraqiten në zyra dhe paguan me taksa shqiptare për ‘toy boys’ dhe ‘sugar girls’ dhe zanate të tjera prostituive për t’iu ofruar njerëzve në ambasada apo dhe sheikëve lartë e poshtë nëpër Shqipëri. Nja dy raste madje i kam të sakta, pasi i kam të dhënat nga të huajt.

Çfarë prisni ju nga ajo vajzë? Që të bëjë denoncimin?! E bëri me zë dhe figurë. Ajo shpëtoi vetëm nga fakti që bastuni nuk ishte automatik. Nga ky parlament i bëj thirrje dy zonjave të nderuara, Erjeta Sokoli dhe Irena Seli, që SPAK të rihapë këto dosje pasi pas tyre kam bindjen se janë përfshirë struktura shtetërore dhe eksponentë të lartë të shtetit të ministrisë së Brendshme të kohës. Le t’i hyjë dhe do të zbulojë shumë gjëra.

Është përfshirë një eksponent i lartë shtetëror, një gjykatës i cili nxitoi të mbyllte çështjen se e tha fare qartë,  s’do të rrëzojmë qeverinë për një vrimë”, tha Açka.

Të fundit