Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Ramës për largimi i të rinjve, Meta: Kryeministër i papërgjegjshëm që fajëson autoritetet britanike

Deklaratat e Ramës për largimi i të rinjve, Meta:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me largimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

“Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe emigrimin”, tha Rama pak ditë më parë për BBC, deklaratë që Meta e ka cilësuar të papërgjegjshme nga ana e një kryeministri.

“Është e qartë se i vetmi që nuk dëshiron të kontribuon në këtë drejtim, që është edhe shkaktari, kryeministri i papërgjegjshëm që fajëson autoritete britanike për një fenomen atë të shpopullimit.

Mafia në pushtet shkaktarja kryesore e humbjes së perspektivës së këtyre të rinjve. Ndërkohë që qeveria duhet të ulë kokën për këto pasoja tragjike që i ka shkaktuar vendit dhe të forcojë bashkëpunimin me autoritetet franceze.

Të bashkëpunojë më autoritetet britanike që t’i trajtojë me dinjitet qytetarët tanë. Ndërkohë këtu në vend ky kryeministër dhe kjo qeveri vijon të godasë investitorët vendas të favorizojë monopolet. Këtë e tregon më së miri, paketa fiskale”, deklaroi Meta.

Të fundit