Flash News

Ditari i Opozitës

Demokratët e diasporës në Itali zgjedhin kreun e ri të PD-së në Forli

Demokratët e diasporës në Itali zgjedhin kreun e ri të

Demokratët e diasporës në Forli të Italisë zgjodhën sot kryetarin e ri të kësaj dege, pas regjistrimit të anëtarësisë.

Pas votimit një anëtar një votë, fitues është shpallur Gëzim Brunga me rreth 90% të votave. Në garë për kreun e PD Forli në Emiglia Romagnia në Itali ishin edhe Brunilda Dakoli e Aleks Bega. 

Gjatë procesit të votimit të pranishëm nga PDSH ishte kryetarja e LDG, Albana Vokshi, si dhe deputetja e Forca Italia, Rosaria Tassinari.

Kujtojmë se për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë shqiptarët e diasporës dhe të gjithë shqiptarët të cilët ndodhen jashtë vendit në ditën e zgjedhjeve. 

 

 

Të fundit