Flash News

Ditari i Opozitës

Dënimi i Salianjit, Balliu: Fakton rënien e shtetit ligjor dhe kthimin e gjykatave në asete të pushtetit

Dënimi i Salianjit, Balliu: Fakton rënien e shtetit ligjor dhe kthimin

Drejtuesi organizativ në PD, Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për deputet9in Ervin Salianji.

Në një postim në Facebook, Balliu shkruan se vendimi i sotëm fakton rënien e shtetit ligjor dhe kthimin e gjyqtarëve në asete të pushtetit.

“Vendimi politik ndaj deputetit Saljanji, fakton rënien e shtetit ligjor dhe kthimin e gjykatave në asete të pushtetit kundër cdo denoncimi dhe cënimi që i bëhet pushtetit të narkoshtetit.

Me këtë vendim sot është goditur shteti ligjor dhe sistemi demokratik”, shkruan Balliu.

Të fundit