Flash News

Ditari i Opozitës

Dënimi i Salianjit, Bardhi njofton mbledhjen e kryesisë: Rama na shpalli luftë

Dënimi i Salianjit, Bardhi njofton mbledhjen e kryesisë: Rama na

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat nga selia blu ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatën për dënimin me burg të deputetit të PD-së Ervin Salianji.

Sot u kalua vija e hollë e kuqe që ndante demokracinë nga diktatura. Këtë e bëri Edi Rama. Kjo është shpallje lufte nga Rama ndaj grupit parlamentar dhe ndaj opozitës.

Kolegët kanë bërë propozimet e tyre, që do të shkojnë në mbledhjen e Kryesisë. Sot beteja nuk bëhet kundër Ervin Salianjit por kundër mandatit të Ervin Salianjit. Ai nuk ka bërë as korrupsion dhe as vrasje, por pati guximin për të bërë denoncime” tha ai.

Të fundit