Flash News

Ditari i Opozitës

Dënimi i Salianjit, Boçi: Hakmarrje politike nga Edi Rama, opozitës sot ju shpall luftë

Dënimi i Salianjit, Boçi: Hakmarrje politike nga Edi Rama,
              
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas dënimit të deputetit demokrat Ervin Salianji, duke e cilësuar këtë vendim si një akt të pastër hakmarrjeje politike të kryeministrit Edi Rama dhe strukturave të lidhura me narko-trafikun. Sipas Boçit, ky dënim është një sulm i paprecedentë ndaj opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri.

Ai theksoi se ky dënim tregon qartë se droga dhe krimi i organizuar janë forcat vendimmarrëse në qeverisjen e vendit.

Reagimi i plotë:

Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa dënuan sot deputetin Ervin Saljani! Deklaratë e Partisë Demokratike. Sot në luftën e shpallur ndaj opozitës, Edvin Kristaq Rama dënoi me burgim politik deputetin e opozitës Ervin Salianji për betejën e tij guximtare kundër Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij.

Sot Ervin Salianji u dënua nga Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa në një akt hakmarrje të verbër politike për faktin e vetëm se deputeti Salianji vërtetoi lidhjen dhe veprimtarinë kriminale të narko-trafikantit ndërkombëtar vëllait të Fatmir Xhafës, ministër trafikant, dhe Edi Ramës kreu i narko-shtetit shqiptar.

Dënimi i sotëm i Ervin Salianjit dëshmon se në këtë vend droga dhe krimi i lidhur me qeverinë janë vendim-marrësit kryesorë në narko-shtetin shqiptar.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt politik të shëmtuar të Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij kundër Partisë Demokratike, opozitës dhe pluralizmit plitik në Shqipëri si dëshmi e terrorit të egër ndaj opozitës për Partinë Demokratike, për çdo demokrate dhe demokrat, për çdo opozitare dhe opozitar, ky akt është një kushtrim, është një SOS të ngrihemi në mosbindje civile: “O sot, o kurrë” kundër Edi Ramës dhe narko-diktaturës së tij

Të fundit