Flash News

Ditari i Opozitës

Dënimi i Salianjit, Boçi: Nuk e njohim vendimin e gjykatave politike, do të ketë mosbindje civile

Dënimi i Salianjit, Boçi: Nuk e njohim vendimin e gjykatave

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka deklaruar se Partia Demokratike nuk e njeh vendimin e Gjykatës së Apelit, për dënimin më një vit burg, për  Ervin Salianjin.

I ftuar në Euroneës Albania, Boçi tha se do ketë mosbindje ndaj ekzekutimit të vendimit, ndërsa shtoi se do ketë aksione opozitare dhe mosbindje civile.

Mosbindje ndaj ekzekutimit të vendimit, mosbindje civile. Ne nuk njohim vendimin e gjykatave politike, sepse ndërkohë që në retorikë ne e themi mosbindje civile dhe të pretendosh të njohësh vendimet e gjykatave me dënime të tilla politike atëherë ky është dorëzim.

Grupi Parlamentar është pjesa politike më e pjekur e një partia dhe di të bëjë shumë mirë interpretimin e vendimeve dhe të mbajë qëndrimet e tyre.

Qëndrimet e tyre nuk janë militante, janë mendime të pjekura që janë të konsultuara dhe konsiderojnë qëndrimet e gjithë grupit parlamentar, në raport të të qenurit të tyre deputet dhe të qenurit në afërsi shumë të madhe me ligjin me njohjen e tij dhe me mënyrën se si duhet të ekzekutohet ligji.

Ky është një vendim politik dhe jo zbatim i ligjit. Është padrejtësi dhe kundër padrejtësisë duhet të ketë patjetër reagim.

Do ketë aksione, mosbindja civile është kërkuar, ajo është bërë edhe herë të tjera nga qytetarët, ne duam mirëkuptimin e qytetarëve, sepse kjo duhet të bëhet në emër të një sakrifice më të madhe për të mos lejuar instalimin e një regjimi që vret, pushkaton fjalën e lirë dhe burgos kundërshtarët e tij politik”,-tha Boçi.

Të fundit