Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi nga PD: Shteti po i fal privatit 10% të vlerës reale të pronave në zonat më ta lakmuara

Denoncimi nga PD: Shteti po i fal privatit 10% të vlerës reale të

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka denoncuar publikisht se kryeministri Edi Rama po fal pronat shtetërore te privati.

I ftuar në Syri Tv, Muçollari tha se pronat shtetërore janë në zonat më të lakmuara të Tiranës, ndërsa shtoi se shteti po i fal privatit 10% të vlerës së pronës.

"Po jepet e drejta për të dhënë katër leje ndërtimi për kulla në kundërshtim me ligjin. Kalimi nga shtet në privat ka nevojë për konsultë më të gjerë. Pronat po jepen pa tenderim, është konkurs me negocim. Kanë përcaktuar vlerë më të vogël sa i takon shtetit me vlerën reale të tregut, 30-35 %.

Shteti po i fal privatit, 10% të vlerës së pronës. Qindra mijëra m2 ndërtim, në zonat e ish ATSH, godina e Aviacionit Civil, Hipoteka, Agjencia e Trajtimit të Pronave. Do ta marrë privati, njeriu i preferuar i kryeministrit apo kryebashkiakut. Këta thonë që të jap të drejtën për të ndërtuar në një tokë të lakmuar, dhe të jap një pronë me një vlerë më të vogël se sa është vlera reale në treg", deklaroi Muçollari. 

Të fundit