Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët e PD-së djegin karriget e tyre jashtë Kuvendit, Bardhi: Rama ka djegur parlamentin

Deputetët e PD-së djegin karriget e tyre jashtë Kuvendit, Bardhi:

Deputetët e PD-së djegin karriget e tyre jashtë Kuvendit. Në një prononcim për mediat, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, tha në një prononcim për mediat se opozita nuk lufton për karrige në Kuvend, por për interesin publik. Sipas tij, Ervin Salianji është sot në burgun e Fierit, vetëm pse denoncoi lidhjet e politikanëve me krimin.

Gazment Bardhi: “Berisha ka në arrest shtëpie prej një viti sepse ka vendosur të përballet me regjimin e Ramës i dyti ishte që denoncoi lidhjet e familjes Xhafaj dhe po e vuan sot prej tre ditësh, është në burgun e Fierit dhe karriget tona janë të qytetarëve, Rama ka djegur parlamentin, ndërsa ne dorëzojmë karriget tona dhe i djegim. Djegien e mandateve e bëri kush e bëri dhe ishte shmangie nga beteja ne nuk shmangemi nga beteja do na kenë përballë në çdo moment që tentojnë që ti mbyllin gojës opozitës”,.

Deputetët e PD-së djegin karriget e tyre jashtë Kuvendit, Bardhi:

 

Të fundit