Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD paralajmëron grevë urie: Momenti për të radikalizuar aksionin opozitar

Deputeti i PD paralajmëron grevë urie: Momenti për të

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka paralajmëruar radikalizim të aksionit opozitar.

I ftuar në A2 CNN, Sula tha se në këtë përshkallëzim përfshihet greva e urisë, në të cilën thotë se ai vetë do të jetë i pari që do të marrë pjesë. 

Është shkallmuar mjeti i vetëm i parlamentit me ligjin për komisionet hetimore dhe e kam thënë që ne nuk duhet të kemi marrëveshje me mazhorancën, ne nuk duhet të hyjmë në parlament, por në ngujim e grevë urie. Ia vlen të vdesësh si burrat për demokracinë. Ajo që thashë atëherë duhet të bëhet tani.

Është momenti për radikalizim, grevë urie e sakrificë sublime. Ka burra parlamenti. Unë jam i pari që hyj në grevë”, tha Sula. 

 

 

 

Të fundit