Flash News

Ditari i Opozitës

Dhëndri i Trump investime në Sazan, Salianji nxjerr deklaratat e Peleshit: A po dorëzohet ky aset pa transparencë?

Dhëndri i Trump investime në Sazan, Salianji nxjerr deklaratat e

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka risjellë në vëmendje një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, ku shprehet në komision se “baza e Sazanit nuk mund të privatizohet”.

Përmes një postimi në Facebook Salianji shkruan se ndryshe kanë thënë dhe ndryshe po bëjnë, duke cituar deklaratën e kryeministrit Edi Rama nga Asambleja e PS, se “Sazani nuk është zonë e mbrojtur”.

Salianji ngre pyetjen nëse edhe ky aset kombëtar po dorëzohet pa transparencë.

“Me zë dhe figurë; cfarë thoshin dje dhe cfarë bëjnë sot! Rama tha sot se Sazani nuk është zone e mbrojtur! Ndryshe, ështê shprehur

Peleshi dje: Baza e Sazanit nuk mund të privatizohet!

Thuajse dy vite me pare kam shprehur shqetesimin publik per ishullin e Sazanit, dhe ministri i Ramës mohoi kategorikisht kur tha se baza e Sazanit nuk mund te privatizohet!

A po dorëzohet ky aset kombetar  pa transparencë, pa garë dhe në kundërshtim me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit?”, shkruan Salianji.

Të fundit