Flash News

Ditari i Opozitës

"Dhimbja mbeti pas teje”, fjalët e ndjera të Nokës për Gerti Bogdanin: Padrejtësi e madhe ikja kaq i ri

"Dhimbja mbeti pas teje”, fjalët e ndjera të Nokës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar për ndarjen nga jeta në mënyrë të befasishme të ish-deputetit demokrat, Gert Bogdanit.

Me anë të një postimi, Noka shkruan se ndjen keqardhjen më të madhe për të shtrenjtët e tij që la pas dhe për jetën e këputur në mes.

“Ra bombë ky lajm i ikjes tënde o Gerti. Djalë i ri, baba, bashkëshort, intelektual e me gjithë të mirat e Zotit. Solle në #PD kulturë debati, qetësi e mirësjellje. Ndjej keqardhjen më të madhe për të shtrenjtët e tu që le pas dhe për jetën tënde të këputur në mes.

Thonë që nuk ka radhë në këto punë, thonë se janë punët e Zotit, por për mua e për të gjithë që ndanë çaste jete me ty është padrejtësi e madhe ikja kaq i ri.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Bogdani! Ngushëllime familjes tënde, që do të të mbajnë në zemër përjetë bashkë me miqtë e tu të shumtë.

 Lamtumirë Gert Bogdani! Të gjithë do të vijmë një ditë atje. U prehsh në paqe! Dhimbja mbeti pas teje.”

Të fundit