Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Dhuna ndaj deputetëve të PD, Spahia: Nuk harrojmë, shpejt do të vijë dita që t’i ndëshkojmë
Anëtari i kryesisë së PD, Bardh Spahia ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga policia ndaj shefit të organizimit në PD, Klevis Balliu dhe deputetëve demokratë, gjatë protestës së organizuar ditën e sotme para Bashkisë Tiranë.
Në një reagim në 'Facebook', Spahia dënon dhunën e ushtruar në protestën e sotme , ndërsa shpreh vendosmërinë për të çuar betejën deri në fund, pavarësisht rrethanave.
"Kontrolli politik i prokurorisë së posaçme është kthyer në një nxitës të konfliktit social dhe politik dhe në vend.
Nëse SPAK do të kishte qenë i pavarur dhe do të kishte zbatuar ligjin, Erion Veliaj sot do të ishte pas hekurave, drejtësia do të ishte vënë, misioni i protestës së qytetarëve para bashkisë do të ishte i kryer dhe s’do të kishte dhunë skandaloze ndaj përfaqësuesve të opozitës.
Për fat të keq, në Shqipëri flasim akoma me “nëse” dhe SPAK-u është akoma në stadin “nëse halla do të kishte etj etj”.
Duke dënuar ashpërsisht dhunën ndaj kolegëve dhe qytetarëve në protestat demokratike para Bashkisë së Tiranës, shpreh vendosmërinë tonë për ta çuar deri në fund betejën tonë. Këta që na vjedhin përditë nuk duhet t’i shpëtojnë drejtësisë! Ne nuk harrojmë dhe shumë shpejt do të vijë dita, që t’i ndëshkojmë", shkruan Spahia.