Flash News

Ditari i Opozitës

Diaspora e Partisë Demokratike në Kanada mesazh ngushëllimi familjes Bogdani: Zoti ju dhëntë forcë!

Diaspora e Partisë Demokratike në Kanada mesazh ngushëllimi

Diaspora e Partisë Demokratike në Kanada, i ka shprehur ngushëllimet familjes Bogdanit, pas ndarjes nga jeta ish-deputetit demokrat në moshën 44 vjeçare, Gerti Bogdani.

“Mbetet një shembull për t'u ndjekur dhe një kujtim i paharrueshëm për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe dhe shpirti i Gertit u prehtë në paqe.”, thuhet në rreshta.

MESAZHI I PLOTE I NGUSHELLIMIT

E nderuara familje Bogdani,

Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes së papritur nga jeta të Gert Bogdanit, një humbje e madhe për

të gjithë ne. Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta në këto momente të vështira dhe jemi pranë jush

me mendje e me zemër.

Gerti ishte një njeri i veçantë, i përkushtuar jo vetëm ndaj familjes së tij, por edhe ndaj parimeve

demokratike dhe idealeve të lirisë që ai mbrojti me plot pasion dhe përkushtim. Ai do të mbahet mend si

një politikan vizionar, i cili i dha zë rinisë dhe energji të reja Partisë Demokratike të Shqipërisë. Vlerat e tij

të larta njerëzore dhe integriteti i tij i palëkundur ishin gjithmonë frymëzim për ne të gjithë.

Në emër të Partisë Demokratike në Kanada, ju dërgojmë ngushëllimet tona më të thella. Humbja e Gertit

është e rëndë për familjen tuaj, por edhe për të gjithë demokratët shqiptarë, të cilët ai i shërbeu me

përkushtim dhe përulësi. Mbetet një shembull për t'u ndjekur dhe një kujtim i paharrueshëm për të gjithë

ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.

Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe dhe shpirti i Gertit u prehtë në paqe.

Me respekt dhe ngushëllime të sinqerta,

Diaspora e Partisë Demokratike – Kanada”

Të fundit