Flash News

Ditari i Opozitës

Dita e Demokracisë, Berisha: Shqipëria e marrë peng nga mafia vendase e ndërkombëtare

Dita e Demokracisë, Berisha: Shqipëria e marrë peng nga mafia

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij në tubimin poshtë banesës së tij.  ka kujtuar ‘Ditën e Demokracisë’, por sipas tij për çdo shqiptar që don lirinë kjo është një ditë e trishtë, e zymtë.

Ai u shpreh më tej se regjimi i bandave, drogës, ka vendosur në kontroll të plotë vullnetin politik të shqiptarëve, ka konfiskuar votën e lirë, shndërron në procesin e farsës elektorale, votën në krim dhe krimin në votë."

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme, ju misionarëve dhe misionareve të kauzës së drejtës të çdo shqiptari. Një përshëndetje të përzemërt, oratorëve guximtar që nga platformë e fjalës së lirë përcjellin tek shqiptarët të vërtetat e këtij regjimi shkatërrimtar mbi Shqipërinë.

Të dashur miq! Sot është një ditë e veçantë në kalendarin botëror. Sot është dita e demokracisë, por për çdo shqiptar që don lirinë kjo është një ditë e trishtë, e zymtë. Kjo ditë rikujton shqiptarët, vargjet e Aligerit; që thoshte se nuk ka dhimbje më të madhe se të kujtosh kohën e lumtur në zi, në kohë të keqe.

Nuk ka dhimbje më të madhe për ne sa të kujtojmë ditën e demokracisë sot, dhe në diktaturën e aleancës me krimin drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve dhe në diktaturën, të cilën Huntington e ka shpallur formën më të keqe të diktaturave, mobokracinë apo diktaturën e bandave. Ne sot nderojmë ditën e demokracisë në një kohë kur në Shqipëri shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin.

Kur zbatimi i ligjeve në këtë vend në këtë vend, është katër kate më poshtë se në vendin e diktaturës komuniste në Vietnam. Ne nderojmë sot këtë ditë në një kohë kur regjimi i bandave, drogës, ka vendosur në kontroll të plotë vullnetin politik të shqiptarëve, ka konfiskuar votën e lirë, shndërron në procesin e farsës elektorale, votën në krim dhe krimin në votë.

Asnjë vend tjetër në Europë nuk janë si Shqipëria, vend peng, peng i mafias mizore shqiptare dhe mafias ndërkombëtare.
Shqipëria pra është një diktaturë e bandave, por është njëkohësisht një vend i marrë këmbë e krye peng nga mafia shqiptare e ndërkombëtare.

Të fundit