Flash News
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja në Pukë
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
"Ditën e martesës të doli pallati në pajë", Berisha: Rama e ka ndërtuar vilën me 57 m themele të gjata
Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi nga tubimi qytetar poshtë banesës së tij se askush nuk mund ta mbrojë kur ka ndërtuar vilën me 5 mijë metra katrorë oborr park dhe ka pasur të deklaruara në ILDKP gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë.
Berisha: Të dashur miq, në mbledhjen e fundit të asamblesë së krimit, Edi Rama i lemeritur nga kjo, u thotë asambleistëve se ju jeni humbameno, se ju nuk jeni kërrkushi, se ju nuk më mbroni.
Se ju akuzojnë për hajdutë dhe më akuzojnë për hajdut.
Se ju nuk reagoni.
Të gjitha këto bëmë që njerëzit të ulin kokën.
Bënë që njerëzit që dëgjonin të qeshnin me vete dhe të thoshin, Edi Rama me skuadrën tënde kriminale qeveri, jeni të pambrojtshëm.
Po si mund të të mbrojë ty kush o hajdut kur ke ndërtuar vilën 57 metra themele të gjata?
Kur ke ndërtuar vilën me 5 mijë metra katrorë oborr park dhe ke pasur të deklaruara në ILDKP o hajdut gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë?
Po ku mund të mbrohesh ti o vjedhës ordiner që vjedh në çdo gjë?
Si mund të pretendosh të mbrohesh kur ty përfaqësia e OSBE në Tiranë në një raport sekret që rrodhi në media, të deklaroi pronar të 200 milionë eurove të vjedhura, të depozituara në bankat offshore?
Po si mund të mbrohesh ti, kur ditën e martesës të del pallati në pajë 5-katësh pa asnjë faturë ndërtimore, doganore, bankare, tatimore?
Ta solli zonja në pajë pallatin 5-katësh në sheshet e pallateve.
Dhe kur u pyet ku janë, nga se u ndërtua ky, para gjaku. Ajo e di se çfarë do të thotë kjo fjalë.
Kurse për vilën, paratë e ‘Kurbanit’.
O hajdut, po çfarë i kujton ti shqiptarët, budallenj?