Flash News

Ditari i Opozitës

Djegia e karrigeve, Lela: Sot u zhvillua një ndër aktet më të forta simbolike të jetës parlamentare

Djegia e karrigeve, Lela: Sot u zhvillua një ndër aktet më

Drejtori i Zyrës së Komunikimit në PD Alfred Lela ka komentuar djegien e karrigeve në parlament nga deputetët opozitarë.

I ftuar në News 24 Lela tha se akti i sotëm ishte ndër më të forta simbolike të jetës parlamentare gjatë gjithë demokracisë. Ai shtoi se “këmba e karriges është dekoratë, përpara sulmeve të përditshme që bëjnë socialistë. 

Lela: PS e ka kthyer parlamentin në një oborr indulgjencash. Këmba e karriges është dekoratë përpara sulmeve nën breza që bëjnë përditë socialistët. Shkelet Kushtetuta nga vendi ku mbrohen ligjet. Çdo dhunë simbolike është e mirëseardhur, kjo është për të rikthyer demokracinë.

Spiropali erdhi në parlament që të mbajë Xhaçkën, duke bërë një hile, duke e çuar në Komisionin e Venecias. Ata që dogjën karriget janë në kushtet e emergjencës kombëtare. Ka qenë ndër aktet më të forta simbolike të gjetura në jetën parlamentare.

 

Të fundit